Partia e Votёs sё Vjellur! (Romeo Kodra)

ZORRA E TRASHE E TIRANES!!!

ZORRA E TRASHE E TIRANES!!!

VENDI KU "CPOHEN ME SHIRINGA"

VENDI KU “CPOHEN ME SHIRINGA”

PER CA MUTIN T'VOTOJ?

PER CA MUTIN T’VOTOJ?

Nё zhezhitjen e pariparueshme tё shkaktuar nga histeria e zgjedhjeve tё 23 qershorit tё premten (21 qershor) mё erdhi dёshira tё ecja me hapin real tё kohёs. “Real” nuk ka tё bёjё me “realitetin” (sidomos me atё tё qё kemi pёrpara syve kёto ditё); tё paktёn kёtё kam kuptuar prej atyre pak koncepteve qё mbllaçis nga rrafshi i psikanalizёs dhe filozofisё.

Realja – nga njёra anё – vjen etimologjikisht prej latinishtes “res” = “gjё konkrete, substancё e vёrtetё, objekt ekzistues”. Realiteti – nga ana tjetёr – ёshtё njё konstruksion njerёzor qё riprodhohet me renditjen e gjёrave (res) tё reales.

Realiteti i kёtyre ditёve histerike – pёrgjatё tё cilave shihen flamuj tё valvitur nga persona gulçues nё trans jermues, nё tё njёjtёn kohё qё u japin makinave tё tyre (3-4.000 ‘kubikshe’, nё mos mё shumё) nё mёnyrё po aq jermuese – pikёrisht pёr shkak tё kёsaj masquerade pa shije, nuk bёnte veçse tё mё pёshtjellohej çdo gjё dhe çdo minut i kohёs sё kaluar nёpёr rrugёt e kryeqytetit. Gulçojnё kёta njerёz – qё nga pёrfaqёsuesit politik (tё stimuluar nga fetat e ardhshme tё tortёs sё pushtetit) nёpёr tribuna e deri tek militantёt (shpesh tё stimuluar pёr pesё lekё apo njё vend tё mundshёm pune) nёpёr makina – pa e kuptuar qё ky konstrukt realiteti, ky teatёr i rёndomtё, qelbet era kёrmё.

Dekompozimi i reales[1], i objekteve, i gjёsё sё vdekur (gjithçka sot vёrtitet rreth materializmit, rreth tё pasurit para, pasuri, pushtet), i mallrave tё shndёrruar – si me njё salto mortale tё palogjikshme – nё realitet tё vetёm jetik (Je njё asgjё po nuk pate! Je njё hiç po nuk grumbullove material dhe po nuk e pёrdore si pushtet nё duart e tua!) mё bёri t’i ndjek erёn dhe t’i gjeja burimin.

Ku mbёrrita ёshtё vendi qё mund ta quaj pa e zgjatur shumё: zorra e trashё e Tiranёs; Lumi i saj. Nuk ёshtё Lana lumi i Tiranёs; kjo ёshtё tepёr e dukshme, tepёr nё sipёrfaqe tё qytetit; ёshtё nё fasadё/fytyrё tё saj dhe me goxha makjazh tashmё.

Lumi i Tiranёs ёshtё nё periferi tё kryeqytetit dhe vendi ku unё mbёrrita ёshtё pikёrisht nёn urёn e Babrusё. Ndoqa, duke kaluar anёs bregut, kundёrrrjedhёn deri tek ura e ‘kataraktit’. Dikur bёja plazh nё kёto vende nё muajt e verёs. Pejsazhi i sotёm ёshtё apokaliptik. Duke qenё i tillё nuk mund tё shihet nё televizion apo media tё çfarёdo lloji; thjeshtё pёr faktin qё nuk ёshtё argument tёrheqёs. Tё flasёsh pёr mutin (produktin pёrfundimtar tё shoqёrisё sonё konsumeriste) e kёsaj zorre tё trashё sot nuk ёshtё diçka e kёndshme. Zorra e trashё me baraket prej teneqeje dhe kartoni anash saj tё shfaqet pёrpara syve sapo del nё urёn e Babrusё. Favelat braziliane nё krahasim me to janё fabula! Era kundёrmuese e njё ferri dantesk vjen nga poshtё dhe bёhet e padurueshme sapo zbret nёn urё.

Duke zbritur nё rrёpirёn e tejmbushur me plehra (qё vazhdojnё e hidhen si pa tё keq) drejt bregut, nga dritarja e njё qeli-shtёpie qё gjendet afro 5 metra pёrbri kembёve tё urёs, njё zё gruaje mё thёrret: Homè, paske ardh ti eee! S’ke faj, do fitosh edhe ti njì rrog! Vetёm pёr fushàt kujtoeni ju!

Pas njё shfajsimi sikletosёs tё tipit “sikur t’merresha me fushàt do isha ke sheshi! gruaja, pranё sё cilёs mu bё tё dalloja njё vajzё adoleshente por pa qenё i sigurt pёr shkak tё diellit mёngjesor qё mё binte nё sy, vazhdoi duke zgjatur dorёn me gishtin e drejtuar nga ura, “Eh, ti duhet t’vish n’darke t’shofish ene ato qe çpohen me shiringa aty posht urёs.

Pa i thёnё as po as jo i kёrkova, pёr tё mbyllur dialogun me kёtё krijesё tё botёs sё pёrtejme, nёse mund tё mё tregonte nёse ekzistonte mundёsia tё kalohej pёrgjatё bregut tё lumit nё drejtim tё Dajtit. “Po” mё tha “po mos shko anej se ka vdek njona. S’kishte e shkreta me pagu ilaçet dhe e lan me vdek! Gjynof me vdek robi 30 vjeç! Po hajt mo, kush do me ja dit sot!”.

Kёmbёt e mia mё largonin prej saj pa pritur qё tё mbaronte atёçfarё kish akoma pёr t’mё thёnё; era e plehrave po mё pёshtjelloste stomakun. Edhe mё pёshtjellosёs ishte mendimi qёkёto dy krijesa nё gjysёm errёsirё, pas asaj dritareje me hekura, ishin si unё; unё qёpёrpara se tёnisesha nё mёngjes kisha bёrё dushin e zakonshёm, kisha konsumuar mёngjesin e pёrditshёm, bile kisha patur kohё edhe pёr njё kafe nё barin e hapur qё nё 06.30 (luks i zhvillimit ekonomik shqiptar). Ishin njёsoj si unё dhe me tё njёjta tё drejta qytetare; votoj unё, votojnё edhe ato … teorikisht.

Pёr njёçast, pa mundur tё frenoj nga njёra anё kёmbёt dhe nga tjetra gjuhёn, ktheva kokёn dhe pyeta gruan: Do votosh nesёr! – Pёr ça mutin t’votoj? ma ktheu, sikur mezi tёpriste kёtё pyetje. Vazhdova arratinё time drejt bregut i vendosur pёr t’mos e kthyer mё kokёn mbrapa.

Gjendja e Lumit tё Tiranёs – siç mund tё imagjinohet prej atyre qёkanё stomak delikat dhe nuk tresin lehtёfekalet e kёsaj zorre tё trashёapo siç mund tё shihet prej grykёsve mazokist si unё – gjatё gjithё rrjedhёs (tё paktёn deri tek ura e ‘kataraktit’) ёshtё katastrofike. Katastrofike si gjendja e nёnproletariatit qё e popullon pёr tё cilin nuk ka patur dhe ende s’ka pёrfaqёsi politike (karakteristikё mbarёbotёrore e kёsaj klase). Nuk besoj se ndokush mund t’mё kundёrshtojё nё mungesёn e pёrfaqёsisёsё kёsaj shkalle shoqёrore duke filluar qё nga regjimi enverist e deri mё sot. Nuk di sa prej nesh kujtojnё qё lokucioni “bregu i Lumit” i bashkangjitej nё kohёn e “Enverit” vetёm vendbanimeve tё “kategorisё sё jevgjve” dhe “gabelve”. E pra, sot e kёsaj dite vazhdon tё jetё kёshtu. Bile popullsia ёshtё shtuar, nё numёr dhe etni. Na rroftё progresi dhe zhvillimi!

Ka ardhur momenti pёr tё bёrё njё “coming out” personal: unё nuk votova! Pёr ça mutin t’votoj? do t’shtoja, duke cituar njё tё njohurёn time. Bile, them me siguri se nuk do tё votoj deri sa njё pёrfaqёsues politik nuk do t’mё paraqesё mutin e tij, timin dhe atё tё zorrёs sё trashё tё Tiranёs nё vend tё fytyrave tё laparosura me makjazh apo tё maskuara me fotoshop (kur as makjazhi su ka bёrё punё) tё pllakatave apo spoteve televizive elektorale.

Kush e di nёse kanё menduar tё njёjtёn gjё dhe elektorati i partisё mё tё madhe nё Shqipёri: elektorati i Partisё sё mosvotuesve apo Partisё sё Votёs sё Vjellur (PVV)?! Njё dreq e di.

Ndonjё intelektual cinik mund t’mё kundёrshtojё duke mё qortuar pёr mosdhёnien e njё alternative dhe pesimizmin rrёnjёsor tё arsyetimit, por qё mund t’i pёrgjigjem mjaftushёm duke shtuar qё “zgjedhja e sё keqes mё tё vogёl” (karakteristikё nё demokraci) nuk ndryshon gjёrat, dhe gjithsesi mosvotimi ёshtё nё vetvete njё akt politik i qartё. Pastaj, po sikur elektorati i PVV tё ketё tё njёjtin mendim me ç’arsyetova mё sipёr, dhe duke pёrbёrё me fakte mazhorancёn e shqiptarёve tё papёrfaqёsuar politikisht[2], nuk duket mёse evidente qёkjo “demokraci” nё thelb ka tiparet e njё diktature? Kjo pyetje retorike – personalisht – pёr sё paku mё zgjon dyshimin. Bindja ёshtёprania konkrete e ndjenjёs sё tё vjellurit qё mё/na ka pushtuar mua dhe ata qё s’besojnё nё politikёn e gulçuesve nёtrans jermues, sepse thjeshtё nuk besojmё nё maskeradёn e “ndryshimit” dhe “rilindjes”. Nuk besojmё mё nё “Babagjyshin e Vitit tё Ri”!


[1]  ‘Res’, gjёja, nuk mund tё konceptohet filozofikisht si e vёrtetё pa u shkёputur prej saj, pa u distancuar, pa u alienuar/tёhuajzuar; nё pak fjalё pa u perceptuar si e pashpirt, si objekt i shkёputur nga subjekti dhe nё pёrdorim ekskluziv tё kёtij tё fundit.

[2]   Askund nё Shqipёri votuesit kanё arritur 66,66 pёrqindёshin qё matematikisht do tё mundёsonte numrin mazhoritar kundrejt mosvotuesve.

Një mendim mbi “Partia e Votёs sё Vjellur! (Romeo Kodra)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s