“Ёndrra e njё nate vere” e John Blondell nё TK (Nga “Gazeta Shqiptare” e 16 Qershorit 2013). Romeo Kodra

Nё Teatrin Kombёtar nga e premtja po vihet nё skenё “Ёndrra e njё nate vere” e regjizorit amerikan John Blondell. Vepra shakespeare-jane e vёnё nё skenё me trupёn e Teatrit Kombёtar ka edhe bashkёpunimin e skeno-kostumografit Blagoj Micevski dhe muzikantit Trimor Dhomi.

Pa prodhuar asgjё trashendentale pjesa ka njё koherencё regjizurale, skenografike dhe muzikore mёse tё denjё pёr kohёrat qё po kalojmё. Regjizori amerikan pa kaluar cakun e didaktikёs teatrore realizon mё tё mirёn e mundёshme nga aktorёt qё ka nё dispozicion. Vihet re njё shfrytёzim skenik – nga pikёpamja hapёsinore – qё gjallёron dhe i jep fjalё atij aparati tё quajtur skenё qё nga regjizorёt tanё bashkёkohor nuk njihet absolutisht pёrveçse nё raste krejtёsisht sporadike dhe tё pavetёdijёshme.

Ёshtё i ndihmuar pedagogu amerikan edhe nga kostumet dhe skenografia e Micevski-t qё nё tёrёsi ishin mjaft tё pёrpunuara dhe tregonin njё karakter tё autorit tё tyre, paçkase duhet thёnё qё nuk ishin aq tё guximshme dhe pikёrisht pёr kёtё arsye rimonin nё atё qё mё sipёr quajtёm didaktikё teatrore. Madje nё fillim kualiteti i kostumeve thuajse duket i tepruar dhe pёr njё çast njё hije dyshimi broadrway-izmi mburravec – tё cilit nuk i ndihet aspak nevoja – fillon e perceptohet, por qё me kalimin e kohёs kthehet me kёmbё nё tokё falё ndjeshmёrisё presupozoj tё regjizorit.

Shumё delikate ­- megjithёse jo shumё e pёrdorur prej regjizorit – muzika e pёrpunuar nga Trimor Dhomi qё tregon edhe ky njё ndjeshmёri kompozimi skenik mёse tё denjё duke bёrё tashmё evidente edhe njё herё e mё shumё nevojёn e pёrgatitjes specifike pёr kompozimet skenike dhe respektin qё duhet patur pёr palkun skenik: nuk ka mё kohё pёr diletantizma dhe amatorё!

John Bondell adaptoi shumё mirё edhe njё lloj atletizmi tё aktorёve tё rinj duke krijuar njё dinamizёm trupor qё tё ndiqte zhdёrvjelltёsinё e fjalёs poetike shakespear-jane duke maskuar nё kёtё mёnyrё mё sё miri mungesёn katastrofike tё njohjes sё trupit tё aktorit nё shkollat shqiptare.

Nё thelb pёrshfaqja nё vetvete e meritonte çmimin e biletёs. Çёshtja ёshtё tё kuptohet ç’duhet bёrё me teatrin, me formimin e profesionistёve qё punojnё nё rrethin teatror? Sa e vlefshme ёshtё puna e njё regjizori/pedagogu amerikan e kufizuar vetёm nё vёnien nё skenё tё njё vepre? Nё pak fjalё: çёshtje ekzistenciale, qё pa shumё pathos e frymёzime poetike realisht duhet t’i ngrejё çdo artdashёs i teatrit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s