Bella Ciao! In memoriam Franca Rame. (Romeo Kodra)

Para dy ditёsh u nda nga jeta, nё moshёn 83 vjeçare, aktorja italiane Franca Rame: njё GRUA, nё kuptimin mё tё gjerё tё kёsaj fjale. [Nuk jam duke pёrdorur aspak panegjirizmin e ceremonive mortore qё karakterizon zhanrin nё fjalё.] Franca Rame pёrpos se njё aktore, artiste, senatore (“E vetmja qё doli nga Senati italian duke pёrplasur derёn!” pёr tё cituar Dario Fo-nё), intelektuale ishte mbi tё gjitha njё grua. Fjala “grua” pёr mua si mashkull personalisht mё tingёllon – nё rastin e Franca Rame-s – si gjёja mё familjare dhe njёkohёsisht mё e mistershme. Familjare siç mund tё imagjinoj ёshtё njё nёnё, pra femёr, pёr mua, dhe familjare siç ёshtё njё aktore, meqё merrem mbi tё gjitha me teatёr. Misteri nga ana tjetёr ka tё bёjё me “gruan” qё Franca Rame ishte: e impenjuar nё çёshtjet sociale sёbashku me bashkёshortin Dario Fo, politikane (komuniste) e njё tё majte me bindje idealiste – gjithmonё dhe pёrtej gjithçkaje. Grua qё besonte se nё njё shoqёri tёrёsisht maskiliste mund tё kishte vend edhe pёr “GRUAN”; kjo grua e pёrdhunuar nga njё bandё fashistёsh nё vitet ’70 pikёrisht pёr faktin e tё qenurit grua, e majtё, e impenjuar nё barazinё shoqёrore dhe tё tё drejtave gjinore.

Dihet tashmё qё rasti i dhunёs kundёr Franca Rame-s nuk i pёrket vetёm kronikёs sё zezё ordinere tё viteve ’70, por pёrfshin edhe istancat fashistoide tё pushtetit tё kohёs. Nga pohimet e Angelo Izzo-s (njё neo-fashist, vrasёs psikopat-sadist i dёnuar pёr njё nga pёrdhunim-vrasjet mё tё tmerrshme tё kronikёs sё zezё italiane) dhe Biagio Pitarresi-t (ish-eksponent me famё i tё djathtёs milaneze tё atyre viteve) rezulton qartёsisht pёrfshirja e komandos sё karabinierёve (mbi tё gjitha i komandantit Giovanni Battista Palumbo) dhe drejtorit tё pёrgjithshёm tё sigurimeve sekrete (Vito Miceli), por qё pёr shkak se pohimet janё bёrё (rastёsisht) 25 vjet mё vonё nga fakti nё fjalё fajtorёt nuk mund tё gjykohen dhe tё dalin pёrpara ligjit.

Kurrё ndonjёherё mё ёshtё shfaqur kaq haptazi pёrdhunimi si njё akt jo vetёm i dhunshёm por edhe idiot. I dhunshёm se nё kёtё rast ishte njё dhunё e komanduar nga lart, me gjithё peshёn e njё mendёsie sociale, politike, pushtetare; dhe idiot si kurrё ndonjёherё sepse nё kёtё rast me pёrdhunimin janё tё pёrdhosur pёrdhunuesit, si “burra”, si tё gjithpushtetshёm, si autoritete politiko-shoqёrore. Idiotё qё pёrdhunojnё njё monument tё mermertё! [Latinisht MONUMÈNTUM = greqisht MNOMEĺON = “tё kujtosh”, “tё bёsh me dije”, “gjithё ç’ka shёrben pёr tё kujtuar njё ngjarje apo personazh tё famshёm” siç ishte Franca Rame nё jetё]. Mё duket sikur i shoh kёta idiotё tek mundohen tё pёrdhunojnё kёtё monument me gjenitalet e tyre gjysёm tё vdekur dhe vdekjeprurёs; njё monument nё trup dhe nё shpirt, pёr mua i pёrhershёm. Edhe nё kёtё rast nuk kam si referencё monumentale stoicizmin e shkёputur dhe tё ftohtё ndaj ndjenjave njerёzore; kёtu kam ndёrmend vetёm aktoren Franca Rame, tё pёrfshirё me mish dhe shpirtё nё jetёn e saj sa tё vinte nё skenё turbulluesin “Pёrdhunimi”[1] (skenimi teatror i abuzimit seksual) fragment i “Seks? Faleminderit, sa pёr ta provuar.”, apo nё recitalin fantastik “Adami dhe Eva”[2] (punё e ndёrtuar mbi njё Dhjatё tё Vjetёr apokrife). Ёshtё pikёrisht kjo sintezё pjesёsh teatrore tё repertorit tё Rame-s, kjo sintezё jete reale e bёrё teatёr apo teatёr i bёrё jetё (qё ёshtё e njёjta gjё fundja), qё personalisht mё ç’orjenton dhe pёshtjellon nё tё njёjtёn kohё me sarkazmёn dhe tragjizmin e saj tё ndёrthurur pafundёsisht sё cilёs i shtohet trishtimi dhe banaliteti i ikjes, njё herё e pёrgjithmonёve, sё mё tё mirёve.

Mirupafshim GRUA!


[1]  http://www.youtube.com/watch?v=EdJ_LM2tQtM

[2]   http://www.youtube.com/watch?v=NSjSoH6cBLA

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s