Mbi ekspozitёn e T.I.C.A.-s (Institutit tё Artit Bashkёkohor tё Tiranёs) 27 Maj, 2013. Romeo Kodra

Tё hёnёn e shkuar nё Tirana Ekspres (Rruga Karl Gega, Blloku i Magazinave) mbyllёn eksperiencёn e tyre me ekspozitёn pёrfundimtare artistёt fitues sё rezidencёs sё AIRLAB tё T.I.C.A.-s: Tekla Aslanishvili (Gjeorgji), Gjorgje Jovanovik (Maqedoni), Edit Pulaj (Shqipёri) dhe Studio 203 (kolektivi italo-shqiptar i pёrbёrё nga Eriselda Çobo, Stefano Romano dhe Guido Affini). Kёsaj ekspozite pёrfundimtare iu shtuan edhe punёt prezantuese tё artistёve nё “ardhje” nё rezidencё Henrijeta Meçe (Shqipёri/Kanada) dhe Driant Zeneli (Shqipёri/Itali).

Puna e Tekla-s ishte njё video instalim nё tё cilin demonstrohej puna pёrgatitore e njё poze pёr fotografim nё tё cilёn artistja kishte zgjedhur objektin e papёrfunduar arkitektonikisht tё njё vile 3 katёshe prej dritareve dhe ballkoneve tё sё cilёs banorёt (vullnetarё) tё lagjes pёrreth nxirrnin nё pah veten e tyre. Linjёn dizenjuese tё çatisё artistja e kishte rimuar me drita led duke instaluar shkrimin: DREAMS COME TR. Edhe pse krejtёsisht didaktike puna kishte njё lloj freskie gjeniale. Filmimi prej poshtё-lart i videos nxirrte nё pah mё sё miri ёndrrёn – sublime, tё vёnё pikёrisht si nё njё piedestal – tё çdo shqiptari tё periudhёs post-enveriste. Vila e papёrfunduar dhe shkrimi i papёrfunduar i dritave led (TR si prefiksi i targave tё kryeqytetit qё katalogon Tiranёn si njё sigёl identifikuese pa identitet, dhe asgjё mё tepёr, nё panoramёn globale prej sё cilёs na vёshtron Aslanshvili) nuk mё sillte ndёrmend vetёm zhgёnjimin e njё ёndrre irreale kthyer tashmё nё njё makth arkitektoniko-urbanistik por edhe moçalishten e TR-anzicionit tё pafundё.

Maqedonasi Gjorgje pёrfundoi rezidencёn me performancёn e njё grupi isopolifonik (pasion i parezistueshёm pёr çdo tё dashuruar pas muzikёs) nga zona e Skraparit “THEY ALL WAIT FOR ME TO PAY”. Teksti polemiko-marksist qё problematizonte kapitalizmin e egёr dhe tё shfrenuar (qё do ta quaja liberizёm, pёr tё qenё korrekt me terminologjinё ekonomiko-politike) brenda tё cilit jemi tё pёrfshirё ishte i shkruar nё mёnyrё tё vetёdijshme nga njё i “ri shqiptar i ditёve tona” (Rubin Beqo) qё nuk ka dijeni konkrete mbi kompozimin poetik tё polifonisё, dhe qё kufizohej nё rimimin e vargjeve. Kontrasti apo vёshtirёsia e kёndimit sipas artistit duhet tё nxirrte nё pah kontrastin mes gjeneratave, paaftёsinё komunikuese tё traditёs (me paradigmё grupin folklorik) me bashkёkohёsinё (me paradigmё poetin e improvizuar polifonik) dhe ansjelltas, si dhe paaftёsinё e njeriut (shqiptar) modern tё fiksojё rёndёsinё e politikave ekonomiko-sociale nё traditёn e tij kulturore (nё mёnyrё paradigmatike jemi tё pёrfshirё tё gjithё). Kёtё gjё – qё midis tё tjerash nuk e arriti as regjimi i Enver Hoxhёs me morinё e kёngёve polifonike mbi Partinё, Socializmin, etj. – Jovanovik na e propozon sёrisht, por kёsaj here nga poshtё, nga njё vetёdijeni e pёrgjithshme e problemeve tё sё pёrditёshmes dhe jo nga lart, nga autoritarizmi i hierakisё partiake. Ndoshta – edhe pse fillimisht mund tё tingёllojё si njё kapriço artistike – pёrfitimi mund tё ishte i dyfishtё: nga pikёpamja e vetёndёrgjegjёsimit mbi problematikat shoqёrore qё duhen ngulitur nё traditёn kulturore (ёndrra e çdo intelektuali humanist) dhe nga pikёpamja e pёrditёsimit tё repertorit polifonik qё do tё siguronte impaktin e menjёhershёm tek gjeneratat e reja dhe si rrjedhojё vazhdimёsinё e saj nё kohё (ёndrra e çdo etnologu apo muzikologu).

Edit Pulaj me “PINK PARTISANS” mundohej tё ndёrthurte njё ide tepёr komplekse dhe tё ndёrlikuar tё paragjykimeve tё shoqёrisё sonё (pёr fat tё keq nё njё numёr mazhoritar tё saj) ndaj komuniteteve me orientime tё ndryshme seksuale. Objektet kryesore ishin papuçet e leshta tё thurura me shtiza tradicionalisht prej gjysheve shqiptare (njё klishè tashmё) me ngjyrat e ylberit tё komunitetit LGBT. Ideja e ndёrthurjes brenda rrёnjёve tё kulturёs tradicionale tё njё problemi bashkёkohor (e ngjashme si ide me atё tё maqedonasit Jovanovik), tё paperceptuar totalisht – nё mёnyrё paragjykuese – si problem prej shoqёrisё, shihej qartё nё varjen e papuçeve nё murin e lyer me tё bardhё boja e tё cilit pёrzgjatej edhe nё dysheme ku vazhdonin e qёndronin pёrsёri njё mori papuçesh krejtёsisht tё tёhuajzuara prej hapёsirёs rrethuese. Nё murin e kundёrt projektoheshin fotografi tё njё femre tё veshur vetёm me papuçe – tё ngjashme nё ngjyra me ato tё vendosura nё mur dhe shesh – fillin kuptimor tё tё cilave personalisht mendoj se artistja e kishte humbur dhe e bёnte tё dukej disi i sforcuar dhe i tepёrt.

“VOID³” ishte video performanca e Studio 203 nё tё cilёn vёrtitej ideja e ankthit bashkёkohor kundrejt hapёsirёs private/personale qё duhet zaptuar me çdo kusht nё mёnyrё pionieristike alla far west dhe qё nё mёnyrё tё pagabueshme shndёrrohet nё atё qё realisht ёshtё: njё iluzion, prodhues dhe menaxhues i tё cilit ёshtё – sipas politologut referencial tё Studio 203, David Harvey – neoliberizmi bashkёkohor qё nё kontekstin shqiptar ka ende vrazhdёsinё antike tё kapitalizmit fordist. Nё konceptin e Studio 203 antagonizmi ndёrindividual – thelbёsor nё teoritё kapitaliste – shihej mё shumё si njё projektim introvers individual ku lufta vetёm pёr vetёm me veten pёr tё zaptuar/pushtuar hapёsirё krijuese identiteti (sot kush nuk ka njё copё pronё ёshtё pabuks, ёshtё njё asgjё pa identitet, apo jo?!?!?!) shkaktonte njё depresion apo melankoli psiko-fizike qё shihej nё fytyrat e tensionuara tё performerave teksa frynin tollumbacet nё videon e projektuar, por edhe gjatё performancёs live (tek tё cilёt personalisht mendoj se impakti i dёshiruar prej artistёve tё Studio 203 ishte disi i pёrhumbur nё hapёsirёn jo shumё tё pёrshtatshme nё tё cilёn miksoheshin instalimet e artistёve tё tjerё pjesmarrёs).

Nё seksionin “ARDHJE” tё residencёs sё T.I.C.A.-s kishin prezantuar punёn e tyre edhe Henrijeta Meçe, punёn e sё cilёs nuk mbёrrita ta deshifroj nё asnjё mёnyrё (nuk dita tё deshifroj gjurmёt e falleve tё hedhura me filxhana kafeje dhe t’i bёja njё lidhje me LOOKING TO THE FUTURE qё tё mos ishte njё hallvё e ftohtё dhe e vjetёruar), dhe Driant Zeneli qё pёr mendimin tim kishte njё problem me titullin DAVID WITHOUT GOLIATH (kur fёmijёt pёrtej xhamit tё dhomёs qёllojnё me llastiqe – tek ne tё pёrdorura pёr tё vrarё zogj – duke shkaktuar njё tronditje tek vizitorёt, pse duhet qё vizitorёt, ergo shoqёria, Tjetri psikanalitik, tё mendojnё tek ky Goliath i paqenё – pra tё mendojnё vetveten si tё paqenё – kur realisht tremben nga gjesti i fёmijёve, pra ekzistojnё si Goliath, si Tjetri autoritar qё organizon jetёn e qenies njerёzore qё nё fёmijёrinё e saj?).

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s