Eko pasoliniane. (Romeo Kodra)

Tek rrija e sodisja nё vetmi tё pёrditshmen e papunёsisё dhe reflektoja mbi ekzistencёn falё shiut qё binte pa rreshtur … Ky dreq shiu as tё djelёn “e shenjtё” – qё pёr tё papunёt ёshtё e vetmja ditё pushimi duke qenё se nuk duhet tё bredhin me CV nёpёr duar duke trokitur pas dyerve hermetike tё kapitalizmit (pra dyfish e shenjtё) – nuk pushon … Ky PO qё ёshtё komplot universalo-ekzistencial! Apo jo?

Gjithsesi, teksa rrija me njё laptop shkatarraq nё njё bar poshtё pallatit kisha pёrpara edhe mega-ekranin e njё televizori qё transmetonte muzikё pseudo-folklorike tё trevave tё veriut. Kёngёtarja nё versionin porno-soft spёrdridhej nёn tingujt e muzikёs (sё pёrpunuar nё kompjuter natyrisht). Njё flash-back apo njё eko mё solli ndёrmend Pier Paolo Pasolini-n dhe “Shkrimet Korsare”. Duke qenё i papunё mendova tё bёj njё pёrkthim njёrit prej prej kёtyre shkrimeve tё publikuar pёr herё tё parё nё “Corriere della Sera” mё 9 dhjetor 1973 … goxha rrugё ka bёrё ekoja, ehhhh!!!

Pёr tё mos e lodhur dhe sforcuar shumё lexuesin nё vepritarinё analogjiko-krahasimore midis Italisё sё viteve ’70 dhe Shqipёrisё bashkёkohore mendova tё zёvёndёsoj disa terma qё pёr veshin shqiptar janё mё tё pranueshёm dhe tingёllojnё mё familjarё. Ato janё:

Fashizmi=Everizmi

Feja/Besimi=Socializmi

Katolicizmi=Realizmi Socialist

Italianёt=Shqiptarёt

Meshat=Aktivitete Shoqёrore dhe Kulturore.

Titulli origjinal nё “Corriere della Sera” ishte “Sfida ai dirigenti della televisione” (“Sfidё drejtuesve tё televizionit”) ndёrsa nё “Shkrimet Korsare” ёshtё “Acculturazione e acculturazione” qё lehtёsisht mund tё pёrkthehet nё “Kulturim dhe kulturim” nё tё cilin intelektuali italian luan me shkonjat e para tё tё njёjtit term pёr tё nёnvizuar dhe ndarё nё tipologji tё ndryshme llojin e formimit kulturor tё problematizuar nё kёtё shkrim.

Kulturim dhe kulturim (P. P. Pasolini, Corriere della Sera, 09 dhjetor 1973)Shumё ankohen (nё kёtё moment shtrёngesash[1]) pёr shqetёsimet qё sjell mungesa e njё jete shoqёrore dhe kulturore organizuar jashtё Qendrёs “sё keqe” nё rrethinat “e mira” (qё shihen me fjetore pa gjelbёrim, pa shёrbime, pa autonomi, tashmё edhe pa marrdhёnie reale njerёzore). Ankim retorik. Nёse nё fakt ajo qё nё rrethina ankohet si mungesё, tё ishte, do tё kishte qenё gjithsesi e organizuar nga Qendra. Po ajo Qendёr qё, nё pak vite, ka shkatёrruar tё gjitha kulturat rrethinore tё cilave, pikёrisht, deri pak vite mё parё, u ishte e siguruar njё jetё autonome, praktikisht e lirё; edhe rrethinave mё tё varfёra, bile edhe atyre tё mjera.

Asnjё çentralizim enverist mundi tё bёnte atё qё bёri çentralizimi i qytetёrimit tё konsumeve. Enverizmi propozonte njё model, reaksionar dhe monumental, por qё mbetesh letёr e vdekur [e pazbatuar][2]. Kulturat e ndryshme tё veçanta (fshatare, nёnproletare, punёtore) vazhdonin tё patrazuara tё uniformizoheshin nё modelet e tyre antike: shtypja kufizohej tek aderenca e besnikёrisё sё tyre me fjalё. Sot, pёrkundrazi, aderenca nё modelet e imponuara prej Qendrёs, ёshtё tёrёsore dhe e pakushtёzuar. Modelet kulturore reale janё tё refuzuara. Mohimi ёshtё i kryer. Mundet pra tё pohoet qё “toleranza” e ideologjisё hedoneistike, e dёshiruar prej pushtetit, ёshtё shtypja mё e keqe e historisё sё njerёzimit. Si mundi tё ushtrohej kjo shtypje? Nёpёrmjet dy revolucioneve, nё brendёsi tё organizimit borgjez: revolucioni i infrastrukturave dhe rivolucioni i sistemit tё informacioneve.

Rrugёt, motorizimet etj. kanё lidhur ngushtё tashmё rrethinёn tek Qendra, duke zhdukur çdo distancё materiale. Por revolucioni i sistemit tё informacioneve ka qenё edhe mё rrёnjёsor dhe vendimtar. Nёpёrmjet televizionit Qendra ka pёrthithur rreth vetes tёrё vendin, qё ishte historikisht kaq i shumёllojshёm dhe i pasur me kultura origjinale. Ka filluar njё vepёr njёtrajtёsimi shkatёrrues tё çdo origjinaliteti dhe konkretёsie. Ka imponuar, siç thosha, modelet e veta: qё janё modelet e dёshiruara prej industrializimit tё ri, qё s’kёnaqet mё me “njeriun qё konsumon”, por pretendon qё tё mos jenё tё konceptueshme ideologji tё tjera pёrveç asaj konsumeriste. Njё hedoneizёm neo-laik, verbёrisht harraq i çdo vlere humane dhe verbёrisht alien ndaj shkencave humane.

Ideologjia e mёparshme e dёshiruar dhe e imponuar nga pushteti ishte, siç dihet, socializmi: dhe realizmi socialist, nё fakt, ishte formalisht fenomeni i vetёm kulturor qё “njёtrajtёsonte” shqiptarёt. Tani ai ёshtё bёrё konkurrues i atij fenomeni tё ri kulturor “njtrajtёsues” qё ёshtё hedoneizmi i masёs: dhe, si konkurrues, pushteti i ri tashmё prej disa vitesh ka filluar ta veçoj. Nuk ka faktikisht asgjё reale dhe socialiste [shoqёrore] tek modeli i Burrit tё Ri dhe Gruas sё Re tё promovuar dhe imponuar nga televizioni. Ata janё dy persona qё vlerёsojnё jetёn vetёm nёpёrmjet Mallrave tё konsumit (dhe, kuptohet, shkojnё akoma nё aktivitete shoqёrore dhe kulturore: me makinё).

Shqiptarёt kanё pranuar me entuziazёm kёtё model qё televizioni u ka imponuar atyre sipas normave tё Prodhimit krijues sё mirёqenies (ose, mё mirё, tё shpёtimit nga mjerimi). E kanё pranuar: por a janё vёrtetё nё gjendje ta realizojnё?

Jo. Ose e realizojnё materialisht vetёm pjesёrisht, duke u shndёrruar nё karikatura, ose arrijnё ta realizojnё nё mёnyrё kaq minimale sa shndёrrohen nё viktima. Zhgёnjimi ose ankthi nevrotik janё tashmё gjendje shpirtёrore kolektive. Pёr shembull, nёnproletarёt, deri pak vite mё parё, respektonin kulturёn dhe nuk turpёroheshin nga injoranca e tyre. Pёrkundrazi, ishin krenarё pёr modelin e tyre popullor si analfabet mbartёs tё misterit tё realitetit. Shihnin me njё lloj pёrbuzje kryelartё “çunat e mamit”, borgjezёt e vegjёl, prej tё cilёve veçoheshin, edhe kur ishin tё detyruar tu shёrbenin.

Tani, anasjelltas, ata fillojnё dhe turpёrohen pёr injorancёn e vet: kanё mohuar modelin e tyre kulturor (mё tё rinjtё as qё e kujtojnё mё, e kanё humbur tёrёsisht), dhe modeli i ri qё kёrkojnё tё imitojnё nuk parashikon analfabetizmin dhe vrazhdёsinё [rёndomёsinё]. Tё rinjtё nёnproletarё tё poshtёruar fshijnё nga kartat e tyre tё identitetit termat e profesionit tё tyre, pёr t’i zёvendёsuar me qualifikimin e “studentit”. Natyrisht, qё kur kanё filluar tё turpёrohen pёr injorancёn e tyre, kanё filluar edhe tё pёrçmojnё kulturёn (karakteristikё mikro-borgjeze, qё ata kanё pёrvetёsuar menjёherё duke u mimetizuar). Nё tё njёjtёn kohё, i riu mikro-borgjez, nё adoptimin e modelit “televiziv” qё, meqenёse e krijon dhe e dёshiron klasa e tij, qё i vjen krejt natyrshёm, shndёrrohet çuditёrisht nё tё vrazhdtё [rёndomtё] dhe tё trishtё. Nёse nёnproletarёt janё borgjezizuar, borgjezёt janё nёnproletarizuar. Kultura qё ata prodhojnё, duke qenё e tipit teknologjik dhe rrёnjёsisht pragmatike, i ndalon “njeriut” tё vjetёr brenda tyre qё tё zhvillohet. Si rrjedhojё e kёsaj shihet tek ata njё lloj mpiksje e aftёsive intelektuale dhe morale.

Pёrgjegjёsia e televizionit nё tёrё kёtё proçes ёshtё e pamasё. Sigurisht jo si “mjet teknik”, por si instrument i pushtetit dhe pushtet ai vetё. Ai nuk ёshtё vetёm njё vend nёpёrmjet tё cilit kalojnё mesazhe, por ёshtё njё qendёr pёrpunimi mesazhesh. Ёshtё vendi ku bёhёt konkret njё mentalitet qё pёrndryshe nuk do tё dihej ku tё vendosej. Ёshtё nёpёrmjet shpirtit tё televizionit qё manifestohet konkretisht shpirti i pushtetit tё ri.

S’ka dyshim (duket nga rezultatet) qё televizioni ёshtё autoritar dhe shtypёs si kurrё ndonjёherё mjet tjetёr informacioni nё botё. Njё gazetё enveriste dhe shkrimet mbi muret e fermave tё parrullave enveriste bёjnё pёr tё qeshur: si (me dhimbje) parmenda me traktorin. Enverizmi, duhet ta pёrsёris, non ka qenё nё thelb nё gjendje ta cёnojё shpirtin e popullit shqiptar; enverizmi i ri, me mjetet e komunikimit dhe informacionit (sidomos, pikёrisht televizioni), jo vetёm e ka cёnuar, por edhe çjerrё, dhunuar brutalisht pёrgjithmonё…


[1]   Austerity, cilёson Pasolini duke pёrdour njё zhargon tё epokёs i cili kishte tё bёnte me masat qeveritare pёr t’i bёrё ballё krizёs sё viteve ’70 duke kursyer nё shpenzime publike.

[2]   Nё kllapat kuadrate janё shtuar terma qё ndihmojnё nё kapjen e kuptimit pasolinian qё nё pёrkthimin tim mё duken disi tё pёrafёrta dhe jo shumё tё goditura.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s