Praktika skizogjene dhe proksemika e hapёsirёs: “Blloku” i Tiranёs. (Romeo Kodra)

“Blloku” ёshtё njё bllok i Tiranёs. Kuptimi i plotё i fjalёs ёshtё: Blloku[1]par eccellence – duke qenё se kemi tё bёjmё me ish-bllokun e udhёheqёsave tё Komitetit Qendror tё Partisё sё Punёs. I projektuar si “quartiere giradino” nga arkitekti Gherardo Bosio[2], brenda “qytetit-park” tё tё mirёnjohurit ark. urb. Armando Brasini –  autor i tё parit Plan Rregullues[3] tё Tiranёs me kёrkesё personale tё mbretit tё shqiptarёve Zogu I -, u shndёrrua fillimisht si blloku i banimit tё tё besuarve tё mbretit, mё pas tё fashistit Di Fausto dhe sёfundmi, pas Luftёs sё II Botёrore (ekzaktёsisht nё 1951), tё diktatorit Enver Hoxha. Sot ёshtё zemra e movida-s shqiptare. Mos mendoni pёr movida madrileña, lёvizjet kundrakulturore apo underground! Kёtu linja trendy vjen direkt dhe drejtpёrsёdrejti – nё mёnyrё po aq diktatoriale – nga “Big Brother Show”. Vendi, si pothuajse e gjithё Tirana, ёshtё njё skizofreni orwelliane. Jashtё çdo metafore dhe/apo metonimie. Por, le tё ndjekim disa hapa nё lidhje me kёtё pohim radikal.

“Blloku” nё shqip rrjedh etimologjikisht nga gjuhёt sllave nё tё cilat ka njё kuptim si “çerdhe, diçka e mbyllur” si dhe “fёlligё, llum”. Nё shqip ka mbetur nё dialektin geg si “bërllok, copa kashte tё copёzuara, ç’ka mbetet pas korritjes, sediment, shtrojё kashte pёr kuaj”[4],dhe nё fund – si nё shqipen zyrtare – “bllok”.

Pas kёsaj, dhe pёr t’iu rikthyer projektimit urbanistik tё kёtij vendi, vihet re qё urbanistёt dhe arkitektёt italianё tё viteve ’30 tё ‘900 konceptuan si kopёsht kёtё bllok, tё mbyllur (ekskluziv pёr njerёz tё besuar) dhe tё veçuar nga hapёsira publike razionale. Nё tё mendёsia/ratio diktatoriale u lёshonte tё pёrzgjedhurve tё vet njё hapёsirё private[5]. Faktikisht blloku ndodhet nё afёrsi tё aksit brasinian, tё bulevardit ‘Mussolini’ (‘Dёshmorёt e Kombit’), ku nё rresht shtrihen Ministritё. Ky aks qё ndante qytetin nё dysh – tё vjetrin, arkaikun prej tё riut, modernit dhe racionalit – ndjek tё njёjtёn logjikё tё ‘menteshave/cerniere’ qё zhvilloheshin nё atё kohё nё Afrikёn Lindore dhe qё ndanin indigjenёt nga kolonizuesit evropian (italian).

Shtёpitё private tё ministrave tё mbretit dhe mё pas – pas pushtimit – tё nomenklaturёs fashiste u transformuan lehtёsisht nё shtёpitё e funksionarёve tё Partisё sё regjimit enverist. Gёrmё pёr gёrmё, regjimi i Enver Hoxhёs pёrdori tё njёjtёn hapёsirё nё tё njёjtёn mёnyrё.[6] Interpretimi i kёsaj hapёsire, nё dukje i rastёsishёm, u bё me tё njёjtin kod gjuhёsor: pushteti mundi – duke fshirё[7] dhe ndarё me njё prerje radikale paraekzistuesen – tu akordonte hapёsirё private bijёve tё vet model. Duket paradoksale por nёn kёtё aspekt edhe regjimi i Hoxhёs, ku Realizmi Socialist promovonte ad libitum gjithё ç’ka ishte publike, hapёsira, Blloku – e kufizuar funksionarёve tё Komitetit – , ju mbyll qytetarёve. Garda e Republikёs lejonte hyrjen vetёm me autorizim nga lart.

Me rёnien e regjimit diktatorial, nё ’91, hapёsira – e hapur pёr tё gjithё tashmё – erdhi gradualisht duke u zaptuar dhe transformuar nё qendrёn e vёrtetё tё qytetit. Mijёra qytetarё qё mё parё shёtisnin nё bulevard filluan tё preferonin kёtё hapёsirё pёr mbёmjet e ngrohta tiranase. Vilat u transformuan thuajse tё tёra nё bare, klube, pabe apo diskoteka. Nё mёnyrё paradoksale, edhe nё kёtё rast, aksesi nё kёto hapёsira tё reja – krejtёsisht perёndimore mund tё themi, tipike tё konsumerizmit liberist – filtrohet dhe rregullohet sipas njё kodi tё deklaruar ose jo si: çmimi i hyrjes ( i papёrballueshёm prej tё gjithёve qё, nga lokali nё lokal, ka njё variabilitet prej 1.000 deri nё 3.000 lekёsh kur tё ardhurat mujore pёr person mesatarisht nuk i kalojnё 30.000 lekёt); detyrmi i shoqёrimit me njё femёr (e objektifikuar dhe e gjёzuar si njё mall i çfarёdoshёm nga njё shoqёri maskilisto-mizogjene pёr lavdinё dhe apoteozёn e tёhuajzimit absolut tё tё gjitha marrdhёnieve mes individёve); ose detyrimi i veshjes sё njё farё mёnyre (le ta quajmё trendy) pёr tё mos qenё i bllokuar nga badigardё mbipeshё me vёshtrime kёrcёnuese nё hyrje tё kёtyre hapёsirave tё movidёs autoktone.

Paradoksi i “Bllokut” tashmё tё hapur – qё nuk lejon gjithsesi hyrjen (tё padiskriminuar) tё gjithёve ndihet menjёherёsh sapo krahasohet kjo rastёsi sipёrfaqёsore me atё qё Deleuze dhe Guattari quanin “bashkёsia e sintezave pasive”, nё pak fjalё nёse krahasohet me dёshirёn e subjektit si “prodhues realiteti” dhe “nё realitet”[8]. Shihen kёtu “sintezat pasive” qё makinojnё hapёsirёn dhe objektet e pjesёshme, flukset dhe trupat korrelativ me tё – qoftё kjo hapёsirё e njё mbreti nё territorin e vet (Zogu I), qoftё hapёsira e kolonizuar e njё perandorie (Duce dhe ideja fashiste e rimёkёmbjes sё Perandorisё Romake), qoftё hapёsira e njё diktatori (Enver Hoxha) ose hapёsira e njё çfardolloj pronari tё njё lokali apo pabi – ndёrsa manifestojnё qartёsisht subjektin e munguar tё kёtyre sintezave, subjektin e munguar tё dёshirёs[9]. Njё subjekt qё mungon tёrёsisht nё fiksimin e vetvetes, nё fiksimin e karakterit tё vet specifik qё nuk bёn gjё tjetёr veçse riciklon gjithё ç’ka qenё qё mё parё (objektivisht) pa kurrёfarё origjinaliteti: subjektin e munguar tё dёshirёs pluskuese. Ky subjekt i munguar lexon si nё njё hartё shenjat e gjuhёs tё njё subjekti tjetёr qё paraprakisht ka shtypur, ndrydhur apo asgjesuar dhe qё subjektivizohet vetёm dhe nё mёnyrё unike nё kёto akte vorbulluese dhe turbulluese autoritarizmi. E thoshte edhe Lacan nё atё thesar filozofiko-letrar qё ёshtё Lituraterre:

Rrjedha e ujёrave ёshtё penelata e tiparit parёsor dhe e asaj qё e asgjeson [fshin]. E kam thёnё: ёshtё me ndёrthurjen qё bёhet subjekti, por teksa ndahen dy kohё tё ndryshme. Ёshtё e nevojshme pra qё tё kёtё asgjesim.[10]

Nё kёtё hapёsirё kaq simbolizuese pёr Tiranёn dhe Shqipёrinё, qё historikisht ёshtё e ndarё mes perandorishё dhe blloqesh, tё lindjes dhe perёndimit, nё kontrast tё pёrhershёm mes tyre, materializohen nё mёnyrё skizofrenike – nga copёza tё kёtij/kёsaj takim/pёrplasjeje – gjithmonё subjekte tё munguar dhe mungues, gjithmonё personazhe dhe asnjёherё karaktere, gjithmonё konstrukte maskash tё brishta qё s’mbajnё as peshёn e vetvetes. Janё struktura psikotike tё ankthshme kurrё tё pranuara nё qartёsinё e tyre mёse tё dukshme, kurrё tё problematizuara pёr statusin e tyre tё munguar karshi Tjetrit (hyrja e munguar nё Evropё nuk bёn tjetёr gjё veçse tё shtojё kёtё simptomё shёnjuese tё problemit) qё – pёrsa i pёrket “Bllokut” – shfryjnё nё njё lloj bulimie hapsinore-arkitektoniko-urbanistike pulsimet e dёshirave tё tyre aliene (mjafton tё kujtojmё pёr kёtё qё nё 20 vite Tirana ёshtё rritur nga 250.000 banorё nё pothuajse 1.000.000 me boom-in konsekuent tё ndёrtimeve tё jashtёligjshme).

Skenari shndёrrohet nё apokaliptik kur – duke rimarrё Lacan-in – evidentohet mungesa e vetndёrgjegjёsimit mbi problemin:

… asgjё komunikon mbi veten mё pak sesa njё subjekt i tillё qё nё fund tё fundit nuk fsheh asgjё. Nuk i duhet tё bёj tjetёr veçse t’ju manipulojё: ju jeni njё element midis tё tjerёsh pjestarё tё ceremonialit nё tё cilin subjekti kompozohet pikёrisht pёr tё mundёsur shkompozimin.[11]

Munden kёshtu tё shpjegohen dhe klasifikohen kushtet patologjike tё ambjentit “Blloku” me gjithё megalomanitё e tij, persekutimet, misticizmat, plagjaturat nga jashtё: nё psikologji quhet “psikozё e induktuar”[12]; induktuar qartazi tashmё nga mungesa e vetndrёgjegjёsimit tё realitetit dhe reales sё subjektit mungues.


[1]   Ndarja minimale e qytetit tё Tiranёs, dhe Shqipёrisё nё pёrgjithёsi, ёshtё blloku qё korrespondon me mёhallёn turke apo “quartiere” italiko-latin.

[2]   “Qyteti-park nё jug tё bulevardit ‘Mussolini’ [sot ‘Dёshmorёt e Kombit’], qendra e tё cilit ёshtё e lidhur mё bllokun e ri tё INCIS, ёshtё fryt i atij proçesi tё ‘adaptimit monumental’ qё Bosio, sipas kritikёve, kontrollon mjaft mirё pёrsa i pёrket aspektit arkitektonik por edhe pёrsa i pёrket atij urbanistik.” Shkreli A., nё Convegno di Urbanistica: Tirana ieri e oggi. Come sarà domani?, Istituto italiano di cultura di Tirana (Albania), Besa Editrice, Nardò (LE), 2000, fq. 19.        

[3]   I pari Plan Rregullues – pёr hir tё sё vёrtetёs – mban frmёn e ubanistёve austriakё, por i pёrket mё shumё sistemimit tё rrugёve ekzistuese.

[4]   Çabej E., Studime etimologjike në fushë të shqipes, Akademia e Shkencave të RP së Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1976.

[5]   “Mbreti lejoi konstruktimin e vilave pёr vartёsit e tij duke u dhёnё – nёn formёn e çmimeve favorizuese – hapёsira prej 1.100-1.300 metra katrorё.” Intervistё personale bёrё dr. Arben Shtylla, docent i “Teknologji Arkitektonike” tё Universitetit POLIS tё Tiranёs.

[6]   Duhet tё shtojmё qё ndarja e qytetit nё blloqe dhe lagje, ndryshe nga ‘quartierialla italiana, rrjedh nga njё mёnyrё ndarjeje sovjetike nё Shqipёrinё e pas luftёs, duke qenё se bёnin pjesё tё tё njёjtit ‘bllok’, atё tё Lindjes. Gjithmonё blloqe, brenda blloqeve, kundra blloqeve tё tjera, por qё s’ekzistojnё mё; sё paku kёshtu duket. Ose janё thёrrmuar si kashta e bërllokut.

[7]   “Domethёnёse – thotё sёrisht Shtylla – tё kujtosh qё frazёn e famshme tё Indro Montanelli-t mbi Tiranёn: ‘Kam parё qytete pa bulevard, por kurrё bulevard pa qytet’ qё shёnjon mё sё miri impaktin e aksit brasinian.” Idem.

[8]   Deleuze G., Guattari F.,  L’Anti-Edipo. Capitalismo e schizofrenia. pёrkth. it. Fontana A., RCS Libri, 2007, fq. 29, pёrkth. shq. imi.

[9]    Kjo lloj ‘dёshire’ nё Lacan ёshtё ‘jouissance’

[10]   Lacan J., Litturaterra, nё La psicanalisi. Rivista del campo freudiano. n. 20, Luglio-Dicembre 1996, fq. 15, pёrkth. imi.

[11]   Idem., fq. 19.

[12]   Psicologia. Le garzantine., kurator Galimberti U., Garzanti, Milano, 1999, fq. 867.

Një mendim mbi “Praktika skizogjene dhe proksemika e hapёsirёs: “Blloku” i Tiranёs. (Romeo Kodra)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s