A Posteriori mbi “Festivalin Mbarёkombёtar tё Dramёs Shqipe”

Festivali mbarёkombёtar i dramёs shqipe[1]: horror vacui dhe papagallizёm.

   Festivali u çel mё 10 Nёntor me veprёn e Bashkim Kozelit Ёndrra e Ismail Qemalit, fituese e Konkursit Mbarёkombёtar tё Dramёs Shqipe 2012, me regji tё Spiro Dunit. Pritshmёria pёr njё vepёr origjinale apo epokale, edhe pse fitoi konkursin e lartpёrmendur, nuk ishte shumё e lartё. Mё mirё le tё themi qё kjo vepёr u dha pёrgjigjet pёrseve tё obskurantizmit tё konkursit: panegjirizёm absolut qё do t’ishte mёse i denjё pёr epokёn neroniane apo atё tё Luigjit tё XIV. Kjo pjesё nuk mund tё quhet as dramё sepse ёshtё tepёr narrative apo prozaike (I duhet hedhur njё sy Poetikёs sё Aristotelit … pra, pёr fat tё keq, dramatikisht kjo pjesё çalon nё abetarizёm). Nuk pёrmirёsohet kjo vepёr as nga regjizori i cili mundohet ta gjallёrojё me fragmentimin skenik por pa guxuar tё bёjё njё gjё tё tillё me fjalёn, e respektuar kjo sikur t’ishte fjala e Kuranit. Tepёr brenda klisheve tё “maskave” tё tyre edhe aktorёt (Asqeriu, Trebicka).

   Nё skenёn e Teatrit Kombёtar u ngjitёn edhe vajzat nga Gjakova me veprёn e Ilir Gjocajt Kuzhina e viktimave me regji tё Zana Rodogoshit. Personalisht nuk arrita ta ndjek deri nё fund. Njё vёnie nё skenё kaq katastrofike, me karriget e publikut tё ngritura nё palkun skenik nё momentin e fundit, me publikun e çoroditur (ata nё skenё me makthin mos pёrmbyseshin nga karriget prej pjerrёsisё sё skenёs, tё tjerёt qё kacavirreshin nёpёr llozha pa mundur tё shihnin apo dёgjuar asgjё nga pjesa teatrore) qё nuk kuptonte ç’po ndodhte me lёvizjet histerike tё ndihmёsve tё shkretё tё sallёs. Shkurt: ishte e papёrballueshme. Njё argument kaq delikat dhe intim (gjendja e gruas nё shoqёri, aq mё shumё si kjo e jona) do tё kishte dashur njё vёnie nё skenё me tё njёjtin kontrapunkt. Pёr tё dhёnё njё gjykim duhet pritur njё herё tjetёr ku mund tё shihet njё vёnie nё skenё. Kjo nuk ishte.

   Heronjtё e Viagrёs e Bashkim Hoxhёs (autor-regjizor i pjesёs) prek tematikёn mё tё denjё pёr t’u vёnё nё skenat tona dhe jo vetёm: anakronizmin – pёr tё mos thёnё injorancёn – nё sublimimin e luftёrave dhe herojve nga njёra anё dhe nga tjetra pёrdhosjen e dashurisё. Janё dy faqe kёto tё njё medalje tё rёndё qё Perёndimi mban mbi petkun e epёrsisё sё tij kulturore. Nё kontekstin tonё shqiptar kёsaj medaljeje i shtojmё edhe njё nuancё grotesku delirues kur mendohen trupat nё Irak apo Afganistan tё cilat eksportojnё demokracinё e 21 Janarit. Do tё kisha dashur qё autori tё kish problematizuar edhe mё shumё idenё e Dashurisё-Viagёr, dashurisё sё pamundur qё tashmё arrihet vetёm nё mёnyrё artificiale. Ёshtё pёr t’u parё me kujdes gjithashtu edhe mёnyra e aktrimit tё cilёn personalisht e shoh mё shumё tё hiperbolizuar, ekzagjeruar, grotesk (por kjo ndoshta ka tё bёjё me formimin e munguar tё aktorit shqiptar).

   Emil i Ruzhdi Pulahёs me regji tё Alfred Trebickёs ёshtё njё tranche de vie qё i jepet spektatorit nё zhvoshkjen e saj mё therёse. Pjesa shkon mirё dhe nё mёnyrё graduale drejt njё drame (per fat tё keq) tё pritshme. Kjo pritshmёri mund tё evitohet shumё thjesht duke eleminuar disi fjalёt dhe theksuar gjestet. Gjestet nuk janё vetёm tё trupit por edhe tё fjalёs (austriaku Thomas Bernhard ishte njё gjeni nё kёto tё fundit). Aktorёt duket qё ndihen mirёnjёri me tjetrin dhe kjo i bёn tё ngrenё shumё nivelin e pjesёs. Sikur regjizorёt tё kenё mё pak respekt per tekstet Teatri do t’ua dinte pёr nder.

   Adonis Filipi solli nё skenё njё pjesё te Dhimitёr Paskos, E madhё ёshtё gjёma e mёkatit. Pa patur personalisht ndonjё simpati tё veçantё mbi kёtё pjesё (edhe pse Kutelin e çmoj) nё vёnien nё skenё mu duk e gjallё. Monologu merr  jetё sidomos nga pёrdorimi i kombinuar i amplifikimit tё zёrit tё aktorit. Sikur salla tё ishte e pajisur mund tё dilte diçka e vlefshme nga mbёshtjellja e publikut me kёtё zё. Mundohej – pa arritur – ta realizonte Artaud kёtё eksperiment, tё cilin Carmelo Bene e thelloi teatralisht dhe filozofikisht nё mёnyrё tё tejskajshme. Shpresoj qё ky eksperimentim tё mos jetё ndonjё ide e vjedhur andej e kёndej qё humbet nё asgjё. Edhe njё gjё tё fundit: kur regjizori ka gjithçka nё dorё nё vёnien nё skenё, nuk i jep bezdi drita e ndezur e kabinёs sё regjisё nё sallёn e Teatrit Kombёtar tё Komedisё qё ndriçon vazhdimisht publikun? Nёse jo, quhet amatorizёm regjizorial.

   Milioneri e Pёllumb Kullёs dhe Fqinjёt e Ruzhdi Pulahёs janё pika mё e ulёt e Festivalit; janё njё abuzim – pёr tё mos thёnё spekulim – me bujarinё e publikut qё akoma nuk kuptoj si arrin tё duartrokasё pёr banalitete tё tilla. Teatri ёshtё njё vend i shenjtё, nuk ёshtё Portokallia. Nёse nё pjesёt e tjera kemi mangёsi koherence formale apo estetike, kёtu mungon teatri. Vade retro.

   Edhe Dy jetё e Fadil Krajёs me regji tё Fatbardh Smajёs duket tepёr e vjetёruar. Tematika ёshtё e rёndё dhe delikate gjё qё kёrkon njё ndjeshmёri teatrale e dramaturgjike tё vetёdijshme nё dozimin e pathosit nё çdo skenё pёrndryshe lenё njё tingull tё stonuar dhe tё tepruar. Kёto tematika (burgjet e diktaturёs dhe impakti ekzistencial i tyre) kanё nevojё pёr gjakftohtёsi, pёr tё mos thёnё pёr pandjeshmёri, mbi tё gjitha aktoriale (Mejerchol’d); dhe natyrisht mё pak prozё.

   Ne-ku-ndёr e Albanian Dance Theatre fillon me disa trupa gjysёm tё zhveshur dhe pёrshtypja ёshtё ajo e njё pjese ku mishi, gjaku, trupi do tё mbizotёrojnё. Pёr dreq kemi njё aktore qё hyn nё dialog direkt me publikun sepse fjalёn e kemi nё palcё. Dhe ёshtё njё fjalё boshe, sipёrfaqёsore qё nuk i shton e as i heq asgjё fjalёs sё politikanёve tё improvizuar. E keqja ёshtё pёr mendimin tim tek improvizimi qё rrjedh nga mungesa solide e njё karakteri – nё rastin nё fjalё – profesional. Kёsaj i thonё tё polemizosh pёr teatrin e fjalёs dhe tё promovosh fjalёn … boshe. Mё mirё do tё ishte sikur tё rimerrej fjala dhe t’i jepej njё trup (Demetrios Stratos ёshtё njё fillim i mbarё).

   Akuarium e Refet Abazit me regji tё Luca Cortina-s ёshtё njё pjesё e trupёs sё Tetovёs. Pёrgjithёsisht trupat teatrore shqipfolёse pёrtej kufijёve tё Shqipёrisё kanё njё lirshmёri shqiptimi fjalёsh krejt tё natyrshёm. Kjo vjen nga mungesa e shkollёs, e akademisё dhe akademizmave qё predikojnё (Akoma!!!) njё shqipe tё kristalizuar nё artificialitetin e saj thuajse burokratik. Kur shqipja del nga pёrditshmёria e saj e hyn nё teatёr ёshtё thuajse polifoni, poezi, ёshtё thuajse teatёr i gatshёm. Kur autori di t’i shkelё syrin edhe kritikёs (edhe se njё mёnyrё ca mё indirekte do tё preferohej mё shumё) pjesa ёshtё shumё afёr suksesit.

   Teatri i Kombёsive Shkup solli nё skenё Gjenerali i ushtrisё sё vdekur. Dramatizimi i Jeton Nezirajt, regjia e Dino Mustafiqit dhe skenografia e Dragutin Broz-it tё japin idenё e njё profesionizmi qё nuk kalon shpesh nga anёt tona. Çuditёrisht, edhe nё kёtё rast, ёshtё pёrtej kufijёve aktual tё Shqipёrisё qё vlerёsohet mё sё miri folklori; kёtej jemi tё infektuar nga “evrofilia” e çoroditur dhe skizofrenike qё na verbon pёrditё e mё shumё. Njё virozё “evrofilie” pёr fat tё keq godet edhe kёtё trupё qё tepron paksa me riformulimin dramatik tё Gjeneralit tё Kadaresё qё merr tiparet e Eskilit pacifist (Persianёt). Nuk duhet interpretuar Kadare me syrin e sotёm siç bёhet zakonisht pёr tё promovuar nuk di ç’lloj intelektuali demokrat antelitteram.

   Testamenti e Ferdinand Hysit me regji tё Roland Mingёs ёshtё njё tjetёr pjesё qё duket sikur del nga ekranet e televizioneve shqiptare. Sikur tё mjaftonte stili gazetaresk pёr tё bёrё teatёr do tё shihnim Fevziun, Ballёn, Xhungёn tё pushtonin skenat (meqё ra fjala, duke u njohur – nga jashtё – egocentrizmin, shpresoj tё mos u vijё ndonjё ide). Valvitja e flamurit pёr tё marrё duartrokitje takon cakun e durueshmёrisё dhe perversitetit.

   Fatmir Hyseni ёshtё regjizori i dramёs sё Naser Shatrollit Frigoriferi qё pёrfaqёsuan trupёn e Ferizajt. Atdheu dhe Liria janё dy personazhe/koncepte qё problematizohen si nё teatrin ekspresionist tё fillimshekullit tё kaluar. Drama zhvillohet nё shumё nivele dhe pёr kёtё duhen falenderuar autorёt sepse na rivitalizojnё koeficientin intelektual nё rroposje e sipёr pas shumё dilentatizmave nё kёtё Festival. Pёrsa i pёrket lojёs sё aktorёve ka disa mangёsi nё ndёrthurjen e tekstit dhe intonimit; ndoshta faji duhet kёrkuar nё sallёn e papёrshtatshme tё TKK nё tё cilёn shpёrbёhet intimiteti i kёrkuar nga autorёt.

   Njё varr pёr majorin e mbretit u soll nё skenё nga trupa e Prishtinёs. Drama e Haqif Mulliqit dialogon me tragjedinё greke, me ekzistencёn dhe nёpёrmjet tyre me tё kaluarёn e afёrt tё historisё sonё kombёtare. Tё dialogosh me tё nuk do tё thotё tё shkruash historinё, kjo e fundit shkruhet gjithnjё nga fitimtarёt (Walter Benjamin). Tё dialogosh do tё thotё edhe tё dёgjosh, tё ndjesh, dhe nё teatёr ndjenjat dhe shqisat janё gjithmonё tё hapura, nga Antigona e deri tek Njё varr … . Por, nga pikёpamja konceptuale dramatike, nё kёtё pjesё ka diçka qё nuk rrjedh nё mёnyrё korale e cila qёndron nё pёrputhjen totale tё vdekjes me eshtrat, sikur tё objektifikohej vdekja, pra sikur e vёrteta tё qёndronte tek ato eshtra. Vdekja – qё nga Antigona – nuk qёndron tek njё objekt por pёrshkon tё gjithё objektet, tё gjithё njerёzit (rrjedha e vdekjeve tё njёpasnjёshme nё mbretёrinё tebane). Tё gjithё jemi tё prirur pёr vdekjen (volens nolens), dhe kjo ёshtё e çara e qenies (Lacan e rilexon tek Antigona) qё tejkalon çdo partishmёri apo ideologji. Sё fundmi, ndonёse marrdhёnia e aktorёve me objektin (valixhe qё shndёrrohen nё shtrat, mur apo varr) ёshtё shumё interesante dhe sugjestive, koreografitё tepёr fillestare lenё pёr tё dёshiruar.

   Konkluzionet nga ky Festival – si çdo pёrgjithёsim – janё tё vёshtira pёr t’u nxjerrё por pёrshtypja e njё lloj papagallizmi sipёrfaqёsor ёshtё tejet e rёndё pёr tё mos u evidentuar. Ku ёshtё tradita (sporadike nё kёtё Festival), kultura, kultivimi i pasioneve teatrore (sporadike e individuale)? Ky boshllёk i rёndё sjell njё lloj tharmёtimi shpirtёror tё pakontrollueshёm qё mundohet tё konkretizohet nё vepra tё denja por qё s’bёn gjё tjetёr veçse tё ripёrsёrisё nё vepra tё tjera atё horror vacui karakterial tё formuar sipas syve tё tё tjerёve. Personalisht mendoj se nuk na duhen ide se si tё kalojmё tranzicionin, por se si ta lexojmё.

Tranzicioni ёshtё kulturё (Eugenio Barba)!


[1]    Gjej rastin tё kёrkoj ndjesё paraprakisht pёr mosparjen e Harroje Dashurinё, Unё jam Adem Jashari, Na t’birt e shekullit tё ri, Karnevalet e Korçёs, Varri i Qyqes.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s